Arb Manaj shkëlqen në Turqi, sulmuesi shqiptar realizon 4 gola në kupë

Arb Manaj shkëlqen në Turqi, sulmuesi shqiptar realizon 4 gola në kupë

17:01, 30/11/2021

Arb Manaj shpërthen në Kupën e Turqisë me një poker golash. Sulmuesi kosovar ishte thjeshtë fantastik në sfidën e raundit të 1/32 mes Bandirmaspor dhe Sanliurfaspor duke shënuar plot 4 herë në suksesin 5-0 të skuadrës së tij. Manaj e çoi në 5 numrin e golave në Kupën e Turqisë pasi shënoi edhe në raundin e mëparshëm, duke kualifikuar tashmë skuadrën e tij në fazën e 1/16-ave.

Në kampionat gjatë këtij sezoni që është bërë pjesë e Bandirmaspor, Arb Manaj luan pak me ish-lojtarin e Trepça ’89 që në 3 ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol ndërkohë që në ligën e parë turke në këtë sezon ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe pse një vit më parë me fanellat e Keicorengucu dhe Balikesirspor shënoi 10 gola në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco