Lazio dhe Sarri vendosin për të ardhmen

Lazio dhe Sarri vendosin për të ardhmen

15:20, 30/11/2021

Pavarësisht momentit të keq që po kalojnë pas humbjeve ndaj Juventusit dhe Napolit, te Lacio janë të bindur dhe po kërkojnë të rinovojnë kontratën me Mauricio Sarrin.

Të dy palët janë ulur për të hedhur themelet për të ardhmen.

Trajneri i bardhekatërve ka një kontratë deri në vitin 2023 me opsion për rinovimi për 1 vit, por klubi dëshiron të rinovojë të paktën deri në vitin 2025.

Nuk ka asnjë nxitim te Lacio, por synimi i drejtuesve është të ecin përpara me Mauricio Sarrin.

Presidenti Lotito ka besim të plotë te trajneri toskan, i dëshiruar shumë pas lamtumirës së Inzagit në verë.

Ish-trajnerit të Napolit dhe Juventusit i pëlqen shumë projekti dhe e ka vlerësuar shumë gjestin e klubit veçanërisht në një moment delikat si ai që po kalon Lacio në kampionat.

Firma mund të vijë në fund të dhjetorit, teksa ndërmjet palëve gjithçka është zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco