Shpërthen agjenti i Lewandowskit: Miliona tifozë s’e besojnë rezultatin

Shpërthen agjenti i Lewandowskit: Miliona tifozë s’e besojnë rezultatin

14:11, 30/11/2021

Robert Lewandowski bëri një postim mbrëmjen e djeshme, duke treguar përulësi ndaj rivalit të tij Lionel Messi që triumfoi mbi polakun për garën e “Topit të Artë’.

Por për t’iu bashkuar polemikave, ka menduar dhe agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, i cili në një intervistë për “TZ” është shprehur se klienti i tij nuk u ‘vodh’, por polaku e meritonte ta fitonte çmimin.

“Urime për Lionel Messin: një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por ‘Topi i Artë 2021’ nuk i përket Mesit, jo këtë herë. ‘Topi i Artë’ është i Robert Lewandowskit.

Nuk është vjedhur, por ai është njeriu që e meriton. Prandaj nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e kësaj ngjarje prestigjioze futbolli”, ishin fjalët e Zahavit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco