Barcelona merr meritën për ‘Topin e Artë’ të Messit: Shfaqi kualitetin e tij në ‘Camp Nou’

Barcelona merr meritën për ‘Topin e Artë’ të Messit: Shfaqi kualitetin e tij në ‘Camp Nou’

14:05, 30/11/2021

Leo Messi fitoi duelin me Robert Lewandowskin dhe mbrëmjen e kaluar fitoi për herë të shtatë në karrierë “Topin e Artë”.

Të shumtë ishin ata që e uruan yllin e PSG-së për suksesin e radhës, teksa nuk kanë munguar as kritikët që mendonin se çmimi i takonte sulmuesit të Bayern Munchen.

Barcelona nuk e ka harruar “pleshtin” dhe e ka uruar atë për “Topin e Artë” të shtatë me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Një çmim i merituar. Ylli nga Rosario shfaqi gjithë kualitetin e tij gjatë rrugëtimit që pati në ‘Camp Nou’.

Duke i shtuar golat e shumtë futbollit të tij sublim, Messi është kthyer në Pichichi (Çmimi që akordon Marca për golashënuesin e sezonit në Spanjë) e La Liga-s”, lexohet në urimin e klubit katalanas.

Barcelona kujton e vlerëson edhe rekordin e arritur dhjetorin e kaluar nga argjentinasi, i cili kaloi Pelen si golashënuesi më i mirë në histori me fanellën e një klubi të vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco