‘Po bëhet më e vështirë të besohet ky çmim’/ Casillas zhgënjehet që Messi fitoi ‘Topin e Artë’

‘Po bëhet më e vështirë të besohet ky çmim’/ Casillas zhgënjehet që Messi fitoi ‘Topin e Artë’

13:00, 30/11/2021

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, ka kritikuar ashpër çmimin e “Topit të Artë”, pasi Lionel Messi e fitoi atë për vitin 2021.

Shumë besuan se çmimi duhej t’i jepej sulmuesit polak Robert Lewandowski ose Jorginhos, i cili pushtoi Evropën me Italinë dhe Chelsean.

Mes atyre që mendojnë kështu është padyshim edhe Casillas, i cili thotë: “Po bëhet më e vështirë për mua të besoj në këtë çmim.

Messi është, për mua, një nga pesë futbollistët më të mëdhenj në histori, por ju duhet të filloni t’i shpërbleni ata që kanë qenë më të mirët gjatë vitit. Dreqin, nuk është aq e vështirë. Të tjerët e bëjnë më të vështirë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco