U dëmtua ndaj Leicesterit në Europa League, Ernest Muçi mund të mbyllë vitin

U dëmtua ndaj Leicesterit në Europa League, Ernest Muçi mund të mbyllë vitin

11:54, 30/11/2021

Rikthimi i Ernest Muçit nga dëmtimi mbetet ende një mister. Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjithsesi do të jetë mungesa e madhe e Legias së Varshavës gjatë javëve të ardhshme, pasi në ndeshjen ndaj Leicester City në Europa League, sulmuesi i skuadrës polake ndrydhi kyçin e këmbës dhe sipas njoftimit të bërë nga klubi i Legias do të mungojë për disa javë.

Nuk dihet ende sa do të zgjasë koha e rikuperimit të Ernest Muçit, por e sigurt është mungesa e tij në ndeshjet e ardhshme të Legias, me shqiptarin që mund ta ketë mbyllur këtë vit.

Ernest Muçi ka shënuar 5 gola me Legian në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco