Messi mposht Lewandowskin, fiton ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në histori

Messi mposht Lewandowskin, fiton ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në histori

22:00, 29/11/2021

Ylli i PSG-së, Lionel Messi është zyrtarisht fitues i Topit të Artë për vitin 2021.

Pas një suksesi të shkëlqyer me Argjentinën, ku fitoi Kupën e Amerikës, ku edhe ishte golashënuesi më i mirë dhe top asistuesi, Messi arriti të fitojë edhe çmimin me prestigjiozë në botë.

Messi ishte njëkohësisht edhe golashënuesi numër një në La Liga, pavarësisht se Barcelona siguroi vetëm trofeun e Kupës së Spanjës.

Sonte në ceremoninë në Paris, Messi fitoi “Topin e Artë” për herën e shtatë në karrierë, ndërsa dy rivalët si Robert Lewandowski dhe Jorginho, u renditen në pozitat dy, respektivisht tre.

Me 126 vota nga gazetarët anë e mbanë globit, Messi doli fitues para polakut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco