‘Shpërthen’ Ronaldo: Është një çmim prestigjioz, nuk mund të gënjeni kështu

‘Shpërthen’ Ronaldo: Është një çmim prestigjioz, nuk mund të gënjeni kështu

20:41, 29/11/2021

Drejtori i revistës “France Football”, Paskal Ferre, zbuloi për mediat franceze një bisedë me Cristiano Ronaldon, ku tregoi se ambicia e tij është ta mbyllë karrierën me një trofe më shumë se Lionel Mesi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit ku ka përgënjeshtruar gjithçka.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ylli i Mançester Junajtid ka dhënë të vërtetën e tij mbi këtë çështje.

Deklarata e Ronaldos

“Rezultati i sotëm shpjegon pse Paskal Ferre tha që unë i kisha treguar se ambicia ime e vetme ishte të fitoja me shumë Topa të Artë në karrierë se Lionel Mesi. Paskal Ferre gënjen . Ai përdori emrin tim për të promovuar veten e tij dhe profesionin që ai bën.

Mungesë respekti

“Është e papranueshme që një person i cili është përgjegjës për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të gënjejë kështu. Është një mungesë respekti totale. Gjithashtu gënjeu duke justifikuar mungesën time në ceremoni si pasojë e rregullave të karantinës që nuk kanë arsye të ekzistojnë”.

“Dua të përgëzoj këdo që e fiton sepse unë e kam mbështetur karrierën time tek loja e pastër. Unë fitoj për veten dhe jo për të tjerët.

Ambicia më e madhe

“Ambicia ime më e madhe është që të fitojë titujt më prestigjioz me klubin dhe kombëtaren time. Dua të jem shembull për ata që duan të bëhen futbollistë. Dua që emri im të shkruhet me gërma të arta në historinë e futbollit”.

Fokusi i radhës

“E përmbyll shkrimin tim duke thënë që fokusi im është tek ndeshja e radhës me Mançester Junajtid. Pjesa tjetër? Le të mbetet ashtu.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco