FOTO/ Risia e vitit, fituesi i ‘Topit të Artë’ merr edhe një dhuratë luksoze

FOTO/ Risia e vitit, fituesi i ‘Topit të Artë’ merr edhe një dhuratë luksoze

16:39, 29/11/2021

Fituesit të ardhshëm të ‘Topit të Artë’ do t’i jepet një orë ‘Purnell’ e krijuar ekskluzivisht për këtë rast, duke festuar partneritetin midis trofeut dhe markës së orëve.

Krijuar në vitin 1956 nga revista "France Football", ‘Topi i Artë’ i jepet çdo vit lojtarit më të mirë të vitit nga një panel gazetarësh ndërkombëtarë.

Për vitin 2021, organizuesit kanë bashkëpunuar me ‘Purnell’, një markë zvicerane “Haute Horlogerie”.Image

Gjatë mbrëmjes gala të ‘Topit të Artë’ në Paris më 29 nëntor, France Football do t’i prezantojë fituesit të vitit 2021 dy modele unike Purnell të dizajnuara dhe të zhvilluara posaçërisht për këtë ngjarje.

Në një punëtori në Gjenevë, Eric Coudray, mjeshtri i orarit të markës, është një ekspert në njohuritë e forcave gravitacionale dhe ka krijuar dy orët ekskluzive për ngjarjen.

Çmimi i këtyre orëve ekskluzive mbetet konfidencial por megjithatë vlerësohet në disa qindra mijëra euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco