Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Superliga/ Datat dhe orari i ndeshjeve të javës së 11-të

Superliga/ Datat dhe orari i ndeshjeve të javës së 11-të

15:32, 29/11/2021

Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në dy ditë, teksa dy ndeshje do të ngrejnë siparin ditën e premte.

Në orën 13:45 do të luhet sfida Laçi-Dinamo, një ndeshje që vlen shumë për të dyja ekipet.

Ndërsa në orën 16:45 do të zhvillohet takimi Teuta-Vllaznia, një duel që pritet të dhurojë spektakël.

Ditën e shtunë do të zhvillohen tre ndeshje, në orën 13:45 do të luhet ndeshja Egnatia-Tirana, sfidë deçizive për dy skuadrat ku presin të dalin nga rezultatet negative.

Në po të njëjtin orar, do të zhvillohet dueli Kastrioti-Kukësi dhe në orën 16:45, java e 11-të do të ulë siparin me supersfidën Partizani-Skënderbeu, një ndeshje ku 3 pikëshi do të kërkohet me çdo kusht nga të dyja skuadrat.

Java e 11-të

E premte, 3 dhjetor 2021

Laçi – Dinamo                        ora 13:45

Teuta – Vllaznia             ora 16:45

E shtunë, 4 dhjetor 2021

Egnatia – Tirana             ora 13:45

Kastrioti – Kukësi           ora 13:45

Partizani – Skënderbeu   ora 16:45

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco