Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Teuta prezanton trajnerin e ri, Renato Arapi: I njoh mirë lojtarët, i kam patur shokë ekipi

Teuta prezanton trajnerin e ri, Renato Arapi: I njoh mirë lojtarët, i kam patur shokë ekipi

14:18, 29/11/2021

Ditën e sotme, Teuta ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës Renato Arapin.

Ish-futbollisti i durrsakëve, tashmë do të nisë një aventurë të re në karrierë, ndërsa në konferencën për shtyp ka 35-vjeçari theksuar se ai i njeh mirë lojtarët duke qenë se ka luajtur me ta, ndërsa zbulon edhe bisedën me Edi Martinin.

“Më erdhi pak surprizë se nuk e kisha menduar, por është përgjegjësi. Falenderoj presidentin për besimin, është përgjegjësi se ekipi vjen nga titulli dhe në katër ndeshjet e fundit rezultatet nuk kanë qenë të duhurat, pavarësisht lojës. Shpresoj të ndryshoj pak gjëra se nuk ka edhe shumë kohë, shpresoj t’i marrim maksimumin ndeshjes së radhës.

Është një plus që shumë lojtarë i kam pasur shokë skuadre, i njoh lojtarët edhe nga këmba, por edhe nga koka. Jam i bindur se edhe ata do të më suportojnë. Koha është e shkurtër, por ajo që do të synoj këtë javë është ana psikologjike për t’i rikthyer besimin”, deklaroi tekniku i ri i kampionëve të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco