Egnatia jep njoftimin e papritur, largon trajnerin Gugash Magani

Egnatia jep njoftimin e papritur, largon trajnerin Gugash Magani

13:01, 29/11/2021

Rrufe në qiell të hapur te Egnatia, Gugash Magani largohet nga skuadra rrogozhinase.

Këtë lajm e ka bërë publike klubi i Egnatias në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” teksa kanë deklaruar se ky largim vjen me konsensus dhe duke i uruar suksese në vijim trajnerit Magani.

Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë këtë sezon duke marrë dhe statusin e “surprizës” në Kategorinë Superiore, por disa rezultate të njëpasnjëshme negative e penalizuan skuadrën dhe me shumë mundësi kjo mund të jetë dhe arsyeja e këtij “divorci”.

Njoftimi i klubit të Egnatias

“Njoftim :

KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin .

Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus .

I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco