Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj St Etienne.
PSG fitoi 1-3 në transfertë, por dëmtimi i sulmuesit brazilian uli entuziazmin e triumfit të radhës në Ligue 1.
Ishte minuta e 81-të kur ylli i PSG-së vendosi keq këmbën dhe lëndoi kaviljen gjatë një dyluftimi me një lojtar të ekipit vendas, duke dalë nga fusha mes lotësh.
“Koha për t’u shëruar, fatkeqësisht këto pengesa janë pjesë e jetës së një sportisti. Le të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara.
Do të rikthehem më i mirë dhe më i fortë se më parë”, shkroi dje 29-vjeçari në “Instagram” pas përfundimit të ndeshjes.
Neymar do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore, teksa indicet e para flasin për një mungesë rreth 6 javë. Kjo do të thotë se viti 2021është mbyllur para kohe për brazilianin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: