Mesfushori i Milanit: Nuk mund të pësojmë çdo ndeshje nga 3 gola

Mesfushori i Milanit: Nuk mund të pësojmë çdo ndeshje nga 3 gola

10:33, 29/11/2021

Vetëm gjysmë orë në fushë, por ecuria e sivjetshme e ka kthyer në një lider te Milani.

Si i tillë, Sandro Tonali, nuk i shmanget përgjegjësive dhe pas disfatës së djeshme në “San Siro” me Sasuolon (1-3), foli për mediat duke thënë se: “E dëmtuam veten duke mos arritur të ruanim epërsinë dhe duke pësuar barazimin pas tre minutash. Kjo ndikoi dhe më pas pësuam 2-1 ndaj të cilit nuk reaguam. Reagimi nuk ishte në lartësinë e Milanit. Kemi bërë shumë gabime dhe duhet të korrigjohemi, pasi nuk mund të pësojmë çdo ndeshje nga tre gola”.

Kuqezinjtë akuzohen për nënvlerësim, por mesfushori nuk i pranon të tilla akuza.

“Nuk mendoj se ka pasur ndonjë relaksim pas fitores së Madridit. Jemi profesionistë. Fitorja me Atletikon na jep besim dhe nuk duhet të na bëjë të relaksohemi”, deklaroi Tonali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco