Yakin rrëfen sekretin se si Zvicra doli e pamposhtur nga dy përballjet me Italinë në grup

Yakin rrëfen sekretin se si Zvicra doli e pamposhtur nga dy përballjet me Italinë në grup

10:11, 29/11/2021

Italia i mbylli në barazim dy ndeshjet ndaj Zvicrës në eliminatoret e “Katar 2022”.

Kampionët e Europës nuk ia dolën të mposhtnin helvetët, të cilët siguruan vendin e parë në Grupin C dhe prenë biletën për në Botërorin e dimrit të ardhshëm.

Kombëtarja e kaltër do të luajë në fazën “play-off” dhe duhet të fitojë përballjet me Maqedoninë e Veriut dhe fituesin e duelit Portugali-Turqi për të evituar më të keqen: mospjesëmarrjen e dytë radhazi në Botëror pas asaj në “Rusi 2018”.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, rrëfen sekretet e skuadrës së tij në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, aty ku tregon se si Zvicra ia doli të dalë e pamposhtur nga dy përballjet me ekipin e Roberto Mancinit.

“Jam përpjekur të shtoj dozën e krenarisë lojtarëve të mi, tentova t’u transmetoj atyre ndjesitë e duhura. I studiuam shumë mirë ndeshjet e Italisë në Euro 2020 dhe nxorëm mësime nga analiza e kryer, veçanërisht nga mënyra se si ata luanin kur nuk e kishin topin.

Ishte e rëndësishme të merrnim një pikë ndaj kombëtares së Mancinit. Ne nuk kishim fare presion, nuk e ndjenim presionin dhe një gjë e tillë i befasoi kundërshtarët tanë.

U bazuam shumë te loja me intensitet të lartë, në Romë e surprizuam Italinë me intensitetin e lartë me të cilin luftuam dhe luajtëm. Ata nuk e prisnin”, deklaroi trajneri i kombëtares helvete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco