Të gjithë po flasin për këto imazhe: pse CR7 qau në dhomat e zhveshjes?!

Të gjithë po flasin për këto imazhe: pse CR7 qau në dhomat e zhveshjes?!

07:49, 29/11/2021

Sezoni i kaluar i Juventusit sigurisht që nuk ishte pozitiv, pavarësisht fitores në Superkupës dhe Kupës së Italisë, performanca në ligë dhe Champions League nuk ishte në nivelin e duhur.

Pamje të reja vazhdojnë të vijnë falë serialit ‘All or Nothing’ ku janë zbuluar shumë debate nga sherri me Cuadrados dhe CR7, deri tek shpërthimet e  Bonuccit .

 Gjithashtu së fundmi është zbuluar edhe një video me sfond prekës, i cili ka të bëjë me vetë Cristiano Ronaldon. 

Episodi ka ndodhur në ndeshjen e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Portos dhe pas një paraqitjeje personale shumë zhgënjyese, portugezi shpërtheu në lot në dhomat e zhveshjes: zemërim, pikëllim dhe zhgënjim për një ndeshje të keqe, por mbi të gjitha një ' eliminim i vështirë për t'u gëlltitur.

Video është bërë virale dhe është komentuar gjatë pasi tifozët e futbollit panë një gjendje të Cristiano Ronaldos që nuk e kishin parë kurrë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco