VIDEO/ Nuk e beson as vetë, Oblak realizon autogolin qesharak

VIDEO/ Nuk e beson as vetë, Oblak realizon autogolin qesharak

22:44, 28/11/2021

Atletico mundi me rezultatin  4-1 Cadizin në stadiumin Nuevo Mirandilla në kuadër të javës së 15-të të La Ligës dhe ndeshja u shënua nga një prej autogolave më të çuditshëm të sezonit.

Ishte duke u luajtur në minutën e 86-të kur Lozano tentoi të kromonte nga e djathta, por topi goditi Carrascon dhe mori një trajektore të çuditshme që mashtroi Jan Oblak.

Edhe pse slloveni tentoi ta heq  topin, ai e futi atë në portën e tij.

Reagimi i Oblak duke qeshur me ironi përshkruan më së miri se sa i pazakontë është goli.

Fatmirësisht për të, Atletico ishte në avantazh të trefishtë, falë golave të Lemar, Griezmann dhe Correa, ndërsa Cunha shënoi golin e katërt menjëherë sapo topi nisi nga qendra në minutën e 86-të.

Kujtojmë që, Atletico është në vendin e tretë në La Liga, ndërsa Cadiz është në vendin e 17-të

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco