Mbrëmje plot emocione në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli. Tre ditë më parë, më 25 nëntor, u bënë një vit nga vdekja e “El Pibe de Oro-s”. Në kujtim të tij u organizua një ceremoni përkujtimore para fillimit të ndeshjes Napoli-Lazio.
Ndezja e dritave, lexim i një poezie të bukur të shkrimtarit Maurizio De Giovanni, por jo vetëm. Fotot më domethënëse të Maradonës u shfaqn në ekranin e madh. Nderim edhe nga tifozët e Napolit, të cilët brohoritën me zë të lartë emrin e Maradonës, kur statuja e numrit 10-të parakaloi rreth fushës.
Përsa i përket ndeshjes, Napoli po fiton me rezultatin 3-0 ndaj Lazios.
Quando il popolo napoletano ti ama lo farà per sempre #Maradona
— lauratrash 🤪🤪 (@uabstokkas) November 28, 2021
La stessa devozione che si ha x san Gennaro
Trovatemi un popolo che ama così i suoi figli #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/Hg56Be6J1z
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: