Bayer Leverkusen triumfon kundër Leipzig dhe ngjitet në podium

Bayer Leverkusen triumfon kundër Leipzig dhe ngjitet në podium

20:15, 28/11/2021

Bayern Leverkusen ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Leipzig, në ndeshjen përmbyllse të javës së 13-të në Bundesliga.

Aspirinat e nisën vrrullshëm ndeshjen, por goli i Moussa Diaby u anulua për pozicion jashtë loje (8).

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Leverkusen kaloi në avantazh me anë të Florian Wirtz në minutën e 21-të.

Dominues, Bayer realizoi edhe golin e dytë ndaj Leipzig me anë të Diaby  në minutën e 34-rt. Andre Silva rihapi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë (48’), duke ndezur shpresat e Leipzig për barazim, por Jeremie Frimpong (64’) realizoi golin e tretë për Leverkusen. Vendasit kishin shansin të shënonin një tjetër gol në këtë përballje, por Dominik Szoboszlai dështoi nga pika e bardhë dy minuta përpara fundit.

Fitorja e sotme i dhuroi vendin e tretë në renditje Leverkusenit, që numëron 7 pikë më pak se Bayerni kryesues, ndërsa Leipzig regjistroi humbjen e pestë dhe mban vendin e tetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco