VIDEO/ Asani dhuron spektakël në Hungari, futbollisti shqiptar realizon dopietë në fitoren e Kisvardas

VIDEO/ Asani dhuron spektakël në Hungari, futbollisti shqiptar realizon dopietë në fitoren e Kisvardas

19:56, 28/11/2021

Jasir Asani është duke kaluar një formë të mirë me ekipin e Kisvarda në Hungari, teksa ditën e djeshme ia doli të shënonte një dopietë në fitoren e thellë 5-0 ndaj MTK Budapest.

Ishin pikërisht dy golat e parë të sfidës (në harkun e 30 minutave) që u shënuan nga lojtari shqiptar, duke ia bërë më të lehtë të tijve për të marrë pikët e plota. Ndërkohë, interesant ishte edhe festimi “alla Ronaldo” pas golit të dytë, një detaj si për të treguar rëndësinë e tij në ekipin hungarez.

Ky ishte realizimi numër 3 për Asanin në 11 paraqitje të këtij sezoni me Kisvardën, teksa Budapesti mesa duket i sjell fat ish-lojtarit të Partizanit duke qenë se i kishte ndëshkuar edhe në ndeshjen e Kupës para një muaji.

Sakaq, në fushë për Kisvardën ishte edhe Herdi Prenga me mbrojtësin që është kthyer në një pikë fikse të formacionit, ndërsa në këtë sezon është aktivizuar në 12 ndeshje. Në ditën e djeshme, 27-vjeçari u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutat shtesë të pjesës së parë. Aktualisht, Kisvarda është në vendin e dytë të klasifikimit, një pikë larg Ferencvaros-it të Uzunit, por me dy ndeshje më shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco