Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Hajdutët futen në shtëpinë e Vidal, i vjedhin bizhuteritë dhe Fuoristradën që kushton 150 mijë dollarë

Hajdutët futen në shtëpinë e Vidal, i vjedhin bizhuteritë dhe Fuoristradën që kushton 150 mijë dollarë

12:02, 28/11/2021

Arturo Vidal e ka pësuar nga hajdutët këtë herë. Mesfushorit të Interit i kanë hyrë në shtëpinë e tij në periferi të Comos, mbrëmjen e derbit të 7 nëntorit.

Hajdutët kanë marrë sende me vlerë dhe bizhuteri ari, ndërkohë që fatin e keq e ka pasur edhe një nga makinat luksoze të kilianit.

Fuoristrada Brabus Amg G700, me vlerë rreth 150 mijë dollarë, është marrë nga hajdutët, të cilët në fakt tentuan të merrnin Ferrarin 448 Spider.

Sigurisht Vidal e ka gjetur shtëpinë rrëmujë më pas, pasi i kishin thyer xhamin dhe ishin futur brenda.

Karabinierët kanë marrë denoncimin nga lojtari dhe po hetojnë valën e vjedhjeve, pasi në zonë ka pasur disa të tilla këto kohë.

Vidal nuk është për herë të parë viktimë e hajdutëve, pasi në vitin 2014 iu futën në shtëpi dhe i morën 60 mijë euro dhe disa bizhuteri me vlerën rreth 90 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco