Dha asistin e golit të fitores, ‘Eurosport’ vlerëson paraqitjen e Gjimshitit ndaj Juventusit

Dha asistin e golit të fitores, ‘Eurosport’ vlerëson paraqitjen e Gjimshitit ndaj Juventusit

10:18, 28/11/2021

Atalanta arriti të dilte me tre pikë ditën e djeshme teksa mposhti për llogari të kampionatit Juventusin me rezultatin 0-1.

Si zakonisht, titullar për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i kombëtares ishte edhe njëherë tjetër protagonist pozitiv për të tijtë, ndërsa paraqitjes së zakonshme në mbrojtje i shtoi edhe asistin për golin e Duvan Zapata.

Ndaj, në fund të sfidës edhe nota për 28-vjeçarin nuk kishte si të mos ishte e lartë, teksa “Eurosport” e kishte vlerësuar paraqitjen e shqiptarit me 6.5.

“Tregohet shumë i zoti me Moratën duke shfrytëzuar gabimin e spanjollit dhe nis topin për Zapatën, i cili shënon golin vendimtar. Për pjesën tjetër të ndeshjes është shumë i qetë, por edhe mjaft efektiv”, shkruhej në përshkrimin e “Eurosport” për paraqitjen e Gjimshitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco