Kryeredaktori i ‘France Football’, i vetmi që di fituesin e ‘Topit të Artë’: Emri i lojtarit është...

Kryeredaktori i ‘France Football’, i vetmi që di fituesin e ‘Topit të Artë’: Emri i lojtarit është...

09:27, 28/11/2021

Pritjes për të mësuar fituesin e "Topit të Artë" po i vjen fundi teksa në ditën e nesërme në Paris do të organizohet edhe eventi i shumëpritur.

Ndërkohë, ka edhe një të privilegjuar si kryeredaktori i “France Football”, i cili tashmë e di fituesin, kjo sepse është pikërisht prestigjiozja franceze e cila akordon çmimin.

Fjala është për Pascal Ferre, i cili sekretin nuk ka ndërmend ta zbulojë ndërsa së fundmi thekson se ka marrë shumë telefonata nga presidentë që kërkojnë të dinë më tepër, megjithatë ai e ka ruajtur emrin e fituesit me fanatizëm.

Ndër të tjera, Ferre tregon edhe një prapaskenë me Modric në momentin kur kroati u njoftua për fitoren e “Topit të Artë”, ndërsa shton se Ronaldo ka vetëm 1 ambicie, që në fund të karrierës të ketë më shumë “Topa të Artë” se Messi.

“Është viti i gjashtë që jam përgjegjës për ‘Topin e Artë’ dhe deri tani nuk kam bërë asnjë gabim. U them të gjithë atyre që më telefonojnë se nuk e them emrin e fituesit, pasi as vetë lojtarët nuk e dinë dhe nuk do të ishte e drejtë të zbulohej në këtë formë.

E kemi me shumë kujdes, emri i fituesit të ‘Topit të Artë’ është një sekret i madh. Kur kam lajmëruar Modric për fitoren ai shpërtheu në lot, filloi të qante si një fëmijë. Unë e di edhe se ambicia më e madhe e Cristiano Ronaldos është ta mbyllë karrierën me më shumë ‘Topa të Artë’ se Messi”, u shpreh në fund Ferre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco