Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin spanjoll nën drejtimin e Xavit, duke siguruar fitore në të dy ndeshjet e luajtura me ish-mesfushorin në pankinë.
Ndeshja e mbrëmshme ndaj Villarrealit ishte edhe një pikë kthese, për faktin e thjeshtë se i dha fund një serie prej 5 ndeshjesh jashtë fushe pa fitore.
Katalanasit fituan 3-1 dhe fillojnë ngjitjen në renditje, ku tashmë ndodhen në vend të shtatë, por më e rëndësishmja është që me Xavin në stol kanë ndryshuar “fytyrë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: