Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë/ U qëllua ndaj biznesmenit 63-vjeçar, zbardhet emri

Palmeiras shpallet fitues i Kupës Libertadores, mposht Flamengon në finale

Palmeiras shpallet fitues i Kupës Libertadores, mposht Flamengon në finale

08:30, 28/11/2021

Palmeiras konfirmohet skuadra më e mirë e Amerikës së Jugut pas fitores 2-1 në finalen e Kupës Libertadores kundër Flamengos.

Ndeshja e luajtur në Montevideo është zhbllokuar pas vetëm pesë minutash nga një gol i Veigas.

Kundërpërgjigja e Flamengos ka ardhur në minutën e 72-të me Gabriel Barbosa.

Ish-ylli i Interit është bërë lojtari i parë që shënon 11 gola në një edicion të Kupës Libertadores në shekullin e 21-të.

Ai është mes nëntë lojtarëve brazilianë që kanë shënuar të paktën tre gola në finalen e turneut: në 2019-ën, ai shënoi një dygolësh në finalen kundër River Plate.

Ndeshja ka shkuar me shtesë dhe në minutën e 95-të ka ardhur episodi që ka vendosur fatin e ndeshjes.

Pereira ka humbur një top në mbrojtje dhe Deyverson ka përfituar duke shënuar dhe fiksuar shifrat në 2-1.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco