Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

VIDEO/ Stadiumi i Kukësit me emër të ri, tribunat me emërtim të veçantë

VIDEO/ Stadiumi i Kukësit me emër të ri, tribunat me emërtim të veçantë

12:36, 27/11/2021

Pritjes po i vjen fundi. Klubi i Kukësit ka publikuar ditën e sotme pamjet e stadiumit të ri, ku duket se gjithçka është gati për të pritur ndeshjen e parë.

Stadiumi i ri nuk do të ketë më emrin “Zeqir Ymeri”, por “Kukës Arena”, teksa tribunat do të kenë emërtim të veçantë. Tribuna kryesore do të quhet “Zeqir Ymeri” dhe “Gramoz Palushi”, ndërsa ajo përballë do të ketë emrin “Shkëlzen Domi” dhe ato pas porte do të quhen “Neim Hoxha” dhe “Sadik Zeneli”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen

Tribuna “Zeqir Ymeri”

Tribuna “Gramoz Palushi”

Tribunat pas porte do të quhen:

Tribuna “Neim Hoxha”

Tribuna “Sadik Zeneli”

Tribuna përballë do të quhet

Tribuna “Shkëlzen Domi”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco