Drejtuesit e Juventusit të dyshuar për falsifikim të transaksioneve, nën hetim edhe transfertat e 2 futbollistëve shqiptarë

Drejtuesit e Juventusit të dyshuar për falsifikim të transaksioneve, nën hetim edhe transfertat e 2 futbollistëve shqiptarë

11:50, 27/11/2021

Gjashtë drejtues të Juventusit, mes të cilëve presidenti dhe zv.presidenti Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved, dyshohen për falsifikimin e llogarive financiare, si pasojë e operacionit “Prism” të kryer nga prokuroria e Torinos.

Gjashtë drejtues të Juventusit dyshohen për falsifikim të transaksioneve dhe raporteve financiare në periudhën 2019-2021 dhe së bashku me Agnelli dhe Nedved, mes të dyshuarve është edhe ish-drejtori sportiv Fabio Paratici, raporton "Corriere dello Sport".

Policia financiare ka hyrë dje në ambientet e Juventusit në Torino dhe Milano dhe ka sekuestruar dokumentacionin e nevojshëm.

Drejtuesit e Juventusit akuzohen për falsifikim të raporteve financiare dhe në qendër të skandalit është shkëmbimi mes Pjanic dhe Arthur. Gjithashtu o hetohen edhe 42 operacione të tjera të dyshimta mes të cilëve janë dhe dy futbollistë me shtetësi shqiptare Giacomo Vrioni e kosovari Albian Hajdari.

Sipas mediave sportive italiane Giacomo Vrioni është blerë nga Sampdoria tek Juventusi për 3.88 milionë euro e është huazuar më pas tek wSG Tirol.

Ndërsa Albian Hajdari është transferuar nga Bazel tek Juventusi për 5.8 milionë euro e është pjesë e ekipit të të rinjve bardhë e zi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco