Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Me siguri që nuk do t’i pëlqejë Ronaldos, mediat angleze gjejnë një deklaratë të Rangnick ku fliste për portugezin

Me siguri që nuk do t’i pëlqejë Ronaldos, mediat angleze gjejnë një deklaratë të Rangnick ku fliste për portugezin

09:36, 27/11/2021

Në pritje të finalizimit të marrëveshjes mes Manchester United dhe Ralph Rangnick për marrjen e drejtimit të “Djajve të Kuq”, mediat angleze kanë “gërmuar” dhe kanë gjetur një deklaratat të pesë viteve më parë të ekspertit gjerman, e cila me siguri nuk do t’i pëlqejë Cristiano Ronaldos.

Në dhjetor të vitit 2016, drejtori sportiv i atëhershëm i Leipzig, i pyetur nga agjencia e lajmeve AFP nëse do ta afronte Ronaldon nëse do t'i jepej mundësia, tha se ai ishte shumë i vjetër dhe nuk do ta bënte, dhe të njëjtën gjë tha edhe për Messin.

"Do të ishte absurde të mendosh se mund të funksionojë me ta këtu. Ata janë të dy lojtarë shumë të vjetër dhe shumë të shtrenjtë," tha trajneri gjerman.

Ronaldo në atë kohë ishte vetëm 31 vjeç dhe tani gjermani do të ketë mundësinë të punojë me asin portugez në moshën 36 vjeçare.

Kujtojmë, media me reputacion si The Athletic raportuan ekskluzivisht se eksperti gjerman Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ri i Manchester United pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua fundjavën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco