Një vit burg për Benzeman, flet avokati: Vendim i pakuptimtë, do ta apelojmë

Një vit burg për Benzeman, flet avokati: Vendim i pakuptimtë, do ta apelojmë

11:46, 26/11/2021

Rasti Karim Benzema vazhdon të diskutohet mes Spanjës dhe Francës . Nuk flitet për futboll, por për drejtësi, pasi sulmuesi i Real Madrid u dënua me një vit burg (liri me kusht) për skandalin e videos me pullë të kuqe, ku ai akuzohej nga ish-shoku i tij, Matheiu Valbuena për shantazh.

Një dënim i padrejtë sipas avokatit të sulmuesi 33 vjeçar, Sylvain Cormier , i cili ka bërë të ditur se do të apelojnë vendimin: "Ky vendim na zemëron, pasi nuk ka kuptim. Fillimisht, gjykata argumentoi se Benzema nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur. Megjithatë në fund thonë se nuk ka mundësi që nuk ka ditur asgjë. Nuk ka prova dhe është një dënim i rëndë, i padrejte dhe pa prova .Jemi te shokuar nga ky dënim dhe do apelojmë. Benzema do të shpallet i pafajshëm”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco