Ismailgeci: I kam kaluar të gjitha problemet, Tirana s’ka ç’tregon ndryshe

Ismailgeci: I kam kaluar të gjitha problemet, Tirana s’ka ç’tregon ndryshe

10:45, 26/11/2021

Futbollisti i Tiranës, Marsel Ismailgeci ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të sfidës me Skënderbeun, ku komentoi humbjen ndaj Kukësit, gjendjen e tij fizike, si dhe situatën në klubin bardheblu.

DIÇKA NDRYSHE PËR NDESHJEN- “Nuk kemi çfarë të tregojmë më që të bëjmë diçka ndryshe. Do të bëjmë lojën tonë dhe do japim maksimumin.”

HUMBJA NDAJ KUKËSIT– “Ndikoi lodhja nga kupa dhe ata ishin më të fokusuar se ne”.

KUSHTET FIZIKE– “I kam kaluar të gjitha problemet edhe Covid dhe jam gati”.

RIVALËT- “Po ti marrësh të gjitha ekipet janë kundërshtarë të fortë. Ne mundohemi ti marrim të gjitha ekipet seriozisht dhe të japim maksimumin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco