Lazio fiton në Moskë, Sarri reagon pas suksesit në Europa League

Lazio fiton në Moskë, Sarri reagon pas suksesit në Europa League

22:03, 25/11/2021

Lazio arriti të marrë një fitore të pastër 0-3 në një fushë të vështirë si ajo e Lokomotiv Moskës.

Për bardhekaltrit shkëlqeu Imobile duke shënuar dopjetë, ndërsa Tomas Strakosha dhe Elseid Hysaj luajtën si titullar në këtë takim.

Pas ndeshjes, trajneri Mauricio Sarri vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij duke u shprehur: “Ishte një ndeshje thelbësore për grupin, kemi diskutuar gjatë për këtë ndeshje. Në transfertë, rezultatet dhe paraqitjet ishin shumë të ndryshme nga ato në shtëpi dhe përgjigja erdhi në të dy nivelet. Ata janë një ekip shumë agresiv, por pas golit të avantazhit, hapësirat u shtuan dhe ne e shfrytëzuam madje mund të shënonim dhe më shumë gola.

Treguam që jemi përmirësuar në dy ndeshjet në Marsejë dhe Bergamo, ku luajtëm mirë, por kjo është një nxitje e rëndësishme e besimit. Rezultati është i suksesshëm për të gjithë, vazhdimësia për disa dhe këtu duhet të përmirësohemi.

Pedro? Ai është një lojtar që është i vështirë për t’u kapur në këto mbrëmje, është një lojtar i madh dhe mund të bëjë diferencën në disa ndeshje”, u shpreh Sarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco