Tottenhami i Contes turpërohet në Europë nga skuadra e panjohur

Tottenhami i Contes turpërohet në Europë nga skuadra e panjohur

21:03, 25/11/2021

Tottenhami nuk arrin të fitojë ndeshjen në transfertë ndaj skuadrës së Murës.

Skuadra e Antonio Contes humbi me rezultatin  2-1 me sllovenët.

Harry Kane shënoi golin e barazimit për anglezët, por kur dukej se ndeshja do të përfundonte, sulmuesi Marosa shënoi për Muran në minutën e fundit.

Olainka ishte protagonist në ndeshjen midis Slavia Pragës dhe Fejnordit.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut realizoi golin e parë në barazimin 2-2 ndaj holandezëve.

Megjithatë ky gol nuk vlejti dhe Slavia Praga mbetet në vendin e dytë në grupin E me 7 pikë, një më shumë se Union Berlin.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco