Lazio dhe Galatasaray sigurojnë kualifikimin

Lazio dhe Galatasaray sigurojnë kualifikimin

20:53, 25/11/2021

Lazio ka shënuar fitore në udhëtim te Lokomotiva e Moskës, derisa Galatasaray ka fituar derbin ndaj Marseilles.

Skuadra italiane triumfoi ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 0 – 3.

Sulmuesi Ciro Immobile shënoi dy herë nga pika e bardhë (56′, 63′), derisa Pedri vulosi fitoren në fundin e takimit (86′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua në lojë në minutën e 66-të, që pati disa përpjekje për gol, por nuk i konkretizoi.

Ndërkohë, Galatasaray gjithashtu arkëtoi pikët e plota në shtëpi ndaj Marseille, duke fituar me rezultatin 3 – 1.

Galatasaray është lider në grupin E me 11 pikë, tre më shumë se Lazio. Dy skuadrat kualifikohen tutje, por cila do jetë e para në fund mbetet të shihet në xhiron e gjashtë.

Tjetër skuadër që ka siguruar kualifikimin tutje si lider është West Ham që triumfoi ndaj Rapid Vienna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco