‘Messi te PSG-ja është gabim’

‘Messi te PSG-ja është gabim’

20:28, 25/11/2021

Ish-futbollisti francez, Jerome Rothen, aktualisht në rolin e analistit televiziv, shpeshherë kontrovers në deklaratat e tij, ka sulmuar figurën e Lionel Messit, duke e konsideruar një lëvizje të gabuar transferimin e tij në “Parc des Princes”.

“Besoj gjithnjë e më shumë se Messi te PSG është gabim. Ai nuk ka rreth tij lojtarë që e lejojnë të kontrollojë lojën”.

Rothen, i cili ka luajtur për 6 vite me gjigantët e Francës, i referohet faktit se numri 30 mbron pak dhe klubi parizien nuk është ai që i përshtatet më së miri mënyrës së tij të lojës.

Në këtë kontekst prania e Messit në skuadrën e Parisit, sipas Rothen, “është problem në aspektin mbrojtës dhe kur luan në fushën e rivale nuk e gjen veten për shkak të diferencës sa i përket nivelit, me shokët e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco