Përplasja e frikshme / Skrinar, i dërgon mesazh mbështetës Osimhen-it: Forca kampion!

Përplasja e frikshme / Skrinar, i dërgon mesazh mbështetës Osimhen-it: Forca kampion!

12:55, 25/11/2021

Futbollisti i Napolit, Victor Osimhen pësoi një dëmtim të rëndë, pas përplasjes me Milan Skriniar në ndeshjen mes Interit dhe Napolit.

Sulmuesi nigeriani iu nënshtrua një operacioni për shkak të frakturave të shumta në mollëz dhe sipas të dhënave të para do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave.

Image

Një dëmtim mjaft i rëndë, pasi Osimhen kishte nevojë për gjashtë pllaka dhe 18 vida gjatë operacionit në fytyrën e tij.

Së fundmi, mbrojtësi sllovak i zikaltërve, pas fitores ndaj Shakhtarit, ka dashur t'i dërgojë një mesazh mbështetës nigerianit: “Përshëndetje Victor, të uroj fat dhe shpresoj të të shoh sa më shpejt në fushë. Forca kampion.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco