Jorge Mendes nën hetim për pastrim parash

Jorge Mendes nën hetim për pastrim parash

10:42, 25/11/2021

Më shumë se 20 kontrolle janë kryer të mërkurën nga autoritetet tatimore dhe doganore portugeze, raporton “The Guardian”.

 Në shënjestër ishin disa klube si Braga apo Vitoria de Guimaraes, por edhe zyrat e agjencisë së lojtarëve “Gestifute”, e krijuar nga njëfarë Jorge Mendes, përfaqësues i Cristiano Ronaldos. Në shënjestër të këtyre hetimeve ka qenë edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Deco, i cili tani punon si agjent lojtarësh.

"Faktet nën hetim ka të ngjarë të përfshijnë krime të evazionit fiskal, mashtrimit të sigurimeve shoqërore dhe pastrimit të parave, " tha Departamenti Qendror i Hetimit. “ Dyshojmë për ekzistencën e rasteve të simuluara, të lidhura mes klubeve të futbollit dhe palëve të treta, të cilat kishin në funksion fshehjen e të ardhurave. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco