Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Neymar nuk i pret mirë kritikat, braziliani grindet në fushë me shokun e skuadrës

VIDEO/ Neymar nuk i pret mirë kritikat, braziliani grindet në fushë me shokun e skuadrës

10:13, 25/11/2021

Në ndeshjen e javës së 5-të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, futbollisti brazilian Neymar debatoi ashpër me shokun e tij të skuadrës Leonardo Paredes pasi humbi një top në mesin e fushës.

Në fund të pjesës së parë, Neymar mori një top në gjysmë fushën e tij dhe pasi tentoi të kalonte përpara, ai gaboi dhe humbi topin.

Paredes i bëri menjëherë shenjë Neymarit që të qetësonte lojën dhe të mos nxitonte dhe kjo nuk i pëlqeu yllit të PSG-së, ndaj nisi një debat dhe një diskutim disi i ndezur në fushë. Është e qartë se City ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë dhe ky lloj sherri ishte rezultat i një loje të keqe nga skuadra franceze. Dihet që Neymar dhe Paredes janë shokë të ngushtë dhe debatet në futboll janë të pashmangshmë

Për kujtesë, Manchester City fitoi 2:1 me përmbysje. PSG kaloi në epërsi me golin e Mbappes, Sterling u kundërpërgjigj duke shënuar për 1:1 dhe fitoren për skuadrën e Pep Guardiolës e solli Gabriel Jesus.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco