Përralla e Messias, nga transportues pajisjesh elektroshtëpiake në heroin e Milanit në Champions

Përralla e Messias, nga transportues pajisjesh elektroshtëpiake në heroin e Milanit në Champions

09:50, 25/11/2021

Futbollisti brazilian Junior Messias ishte heroi i Milanit në ndeshjen ndaj Atletico Madrid në Ëanda Metropolitano.

Messias i dhuroi fitoren kuqezinjve 1-0 me golin e shënuar në minutën e 87-të , duke i mbajtur sërish në garë për vendin e dytë në grupin B në Champions League.

Image

Padyshim, historia e tij si futbollist arriti kulmin mbrëmë dhe goli i fitores erdhi si një shpërblim për sakrificat që kishte patur gjatë jetës.

Vetëm tre vite më parë braziliani ishte krejtësisht i panjohur në futbollin italian dhe luante në ligën e katërt dhe në të njëjtën kohë punonte si furnizues i pajisjeve shtëpiake për të mbijetuar.

Image

Edhe pse në atë kohë ishte 28 vjeç, Messias besonte se një ditë mund të bëhej futbollist profesionis dhe mundi, gjaku, lotët dhe djersa iu shpërblyen të mërkurën mbrëma dhe nuk ka dyshim se ishte dita më e lumtur në jetën e tij futbollistike.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, na duhej pafund dhe tani të ecim përpara. Na pret shumë punë dhe nuk duhet të “fluturoj” për shkak të këtij goli, duhet të qëndroj modest edhe pse ky është Suksesi më i madh i jetës sime.”, tha Messias para se të vazhdonte:

"E pashë topin dhe nuk mendova shumë dhe thjesht e dërgova në portë. Këtë gol ia dedikoi familjes sime, miqve në Brazil dhe njerëzve në Milano që besuan tek unë".

Junior Messias lindi më 13 maj 1991 në Belo Horizonte (Brazil) dhe u shfaq në botën e futbollit në vitin 2019 kur nënshkroi me Crotonen. Këtë vit ai mbërriti në Milano në formë huazimi me mundësinë e blerjes dhe debutimin për klubin e bëri më 4 tetor kundër Atalantës.

Goli ndaj Atletico Madridit është edhe i pari i tij me fanellën e kuqezinjve.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco