25 nëntor 2020, bota e futbollit u trondit nga vdekja e Diego Armando Maradonas

25 nëntor 2020, bota e futbollit u trondit nga vdekja e Diego Armando Maradonas

09:22, 25/11/2021

Pasditen e 25 nëntorit 2020, bota e futbollit, por jo vetëm, u trondit nga një lajm i bujshëm që erdhi nga Argjentina: Ai i vdekjes së Diego Armando Maradonas në moshën 60 vjeçare. Disa javë më parë “El Pibe de Oro”  i ishte nënshtruar një operacioni delikat në tru. Pas operacionit, ai u kthye në Tigre për të vijuar rikuperimin. Mirëpo kur dukej se gjërat po shkonin mirë, Maradona vdes papritur pas një ataku kardiak. Megjithatë, historia për dinamikën që çoi në vdekjen e legjendës së futbollit ka mbetur e pazbardhur.

Image

I lindur më 30 tetor 1960 në Lanus, Diego Armando Maradona konsiderohet sot një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, nëse jo më i madhi. I mbiquajtur “El Pibe de Oro” që kur ishte fëmijë pikërisht për magjinë që dinte të bënte në fushë, ai e lidhi emrin e tij mbi të gjitha me Napolin, gjë që çoi në lartësi të paarritura më, si fitorja e dy kampionateve në Itali, si dhe një Kupë të Italisë, një Superkupë të Italisë dhe një Kupë UEFA, trofeu i parë dhe i vetëm ndërkombëtar i klubit napoletan. Emri i tij lidhet edhe me Kupën e Botës 1986 në Meksikë, e fituar si protagonist absolut nga kapiteni i Argjentinës: në atë kompeticion ai shënoi pesë gola, dy prej të cilëve hynë në histori dhe të dy në të njëjtën ndeshje, kundër Anglisë: ai i dorës së Zotit dhe goli i “Shekullit”.

Personazhi i diskutueshëm, jeta dhe karriera e tij janë shënuar nga episode që çuan në rënien e yllit të tij: i skualifikuar në mars 1991 pas testit të drogës, Diego u përjashtua sërish në Kupën e Botës 1994 për doping. Maradona më pas nisi të punonte si trajner. Përvoja më domethënëse ishte në krye të kombëtares argjentinase, me të cilët shkoi deri në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 2010. Në vitin e tij të fundit të jetës, Maradona ishte në krye të Gimnasia La Plata.

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco