VIDEO/ Spalletti nuk i jep dorën trajnerit të Spartakut, klubi rus e quan palaço

VIDEO/ Spalletti nuk i jep dorën trajnerit të Spartakut, klubi rus e quan palaço

08:58, 25/11/2021

Luciano Spalletti u shfaq mjaft i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes Spartak i Moskës-Napoli, me italianët që u mposhtën dhe kanë vënë seriozisht në rrezik kalimin në fazën tjetër të Europa Leagues.

Tekniku italian refuzoi t’i japë dorën trajnerit të Spartakut, Rui Vitoria, teksa videoja bëri menjëherë xhiron e botës dhe nxiti edhe reagimin e klubit rus, që nuk u kursye dhe e quajti një palaço Spallettin.

“Nuk ia dhashë dorën trajnerit të Spartakut, pasi nuk më takoi në fillim. Përshëndetja bëhet para ndeshjes dhe jo në fund, kur ke fituar”, u justifikua Spalletti.

Nga ana tjetër tekniku i Spartakut tha se kishte shkuar të takojë Spallettin para ndeshjes, por italiani nuk ishte në pankinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco