Theu rekordin e Haland/ Sulmuesi i Ajaksit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

Theu rekordin e Haland/ Sulmuesi i Ajaksit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

22:06, 24/11/2021

Ajaksi ka fituar ndeshjen e pestë radhazi në Champions dhe ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

Një meritë për këtë ecuri fantastike ka dhe sulmuesi i ‘Harkëtarëve’, Sebastian Haler.

27-vjeçari ishte autori i dy golave të vetëm në sfidën kundër Beshiktashit.

Kjo bëri që Haler të shkonte në kuotën e 9 golave në 5 ndeshje në Champions këtë sezon Ai u bë lojtari i parë në historinë e Championsit që shënon kaq shumë gola në sezonin e tij debutues.

Sulmuesi parakaloi yllin e Dortmundit, Erling Haland.

Gjithashtu ai mund të thyejë dhe rekordin e Ronaldos për golat na fazën e grupeve.

Portugezi mban rekordin me 11 gola në sezonin 2015-16. Haler ka dhe një ndeshje në dispozicion.

Këtë sezon sulmuesi ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka shënuar 18 gola deri më tani në të gjitha kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco