E zbulon ish-truproja: Tyson bënte s*ks para ndeshjeve, më pas thoshte ‘ky djalë do të shpëtojë'

E zbulon ish-truproja: Tyson bënte s*ks para ndeshjeve, më pas thoshte ‘ky djalë do të shpëtojë'

23:00, 19/11/2021

Mike Tyson frikësohej se mund të vriste kundërshtarët e tij në ring, saqë shpesh i duhej të bënte seks para ndeshjeve që të ulte tërbimin e tij. Ky detaj është zbuluar së fundmi nga një prej njerëzve më të besuar të “Iron Mike”.

Bëhet fjalë për Rudy Gonzalez, i cili ka ditur të kujdeset për jetë private të Iron Mike. Ish-truproja dhe shoferi i Tyson ka zbuluar disa detaje nga jeta private e legjendës së boksit.

Gonzalez ishte një nga njerëzit më të afërt të Mike Tyson në vitet 80-90 dhe pa ngjitjen e një prej kampionëve më të egër të boksit.

Ai pranoi se 'Iron Mike' kishte një 'anë të zymtë' dhe nga frika se mund ta vriste kundërshtarin në ring, bënte seks për të larguar tërbimin e tij.

“Ai duhet ta ulte një pjesë të forcës që kishte. Kështu që unë merrja vajza dhe i ngujoja në banjë, apo në dhomat e zhveshjes”.

“Ndonjëherë ai hynte për disa minuta, bënte seks dhe thoshte: “Mirë ky djalë do të jetojë sonte”.

Siç shpjegon Gonzalez, rituali i seksit para meçeve lindi nga frika e kampionit të peshave të rënda për të vrarë ndonjë boksier kundërshtarë.

 “Frika e tij më e madhe ishte se ai do të vriste dikë në ring. Ai e dinte se mund ta bënte”.

“Nuk është ekzagjerim të thuhet se Mike ishte si një tren kur i godiste ata djem. Të bërit seks ishte mënyra e tij për ta shkëputur atë fuqi dhe për t’u çliruar pak”.

Strategjia mund të ketë funksionuar. Tyson, tani 55 vjeç, kurrë nuk vrau askënd në ring, megjithëse i kafshoi një pjesë të veshit Evander Holyfieldit në vitin 1997, duke çuar në një skualifikim.

I braktisur nga babai në lindje dhe i mbetur jetim në moshën 16 vjeçare kur nëna e tij vdiq, Tyson u rrit në Brooklyn në vitet 1970.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco