Augsburg shokon Bayern Munich, i shkakton humbjen e dytë në kampionat

Augsburg shokon Bayern Munich, i shkakton humbjen e dytë në kampionat

22:40, 19/11/2021

Bayern Munich është ndalur në javën e 12-të të Bundesligës gjermane, pasi skuadra e drejtuar nga Julian Naggelsman u mund nga  Augsburg me rezultatin 2:1.

Pas një fillimi të qetë të lojës, vendasit në mesin e pjesës së parë tronditën mysafirët dhe me dy gola të shpejtë.

Fillimisht në minutën e 23-të Pedersen shënoi për 1:0 dhe vetëm pas 13 minutash Hahn shënoi me kokë për 2:0.

Bayerni u hodh me të gjitha forcat në sulm dhe në minutën e 38-të, Lewandowski shënoi për 2:1. Interesant është fakti se ky ishte goli i tij i 22-të kundër Augsburgut në 18 ndeshje të luajtura kundër kësaj skuadre. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Bayern mund të kishte barazuar në minutën e 50-të kur Lewandowski gjuajti mbi portë dhe në minutën e 74-të Davies gjuajti pak pranë portës.

Bayerni e kërkoi golin e barazimit deri në fundin e ndeshjes, por nuk ia doli dhe Augsburgu i shkaktoi humbjen e dytë në këtë sezon. Kujtojmë që më parë u mposhtën nga Eintracht i Frankfurtit.

Pavarësisht kësaj disfate, Bayern sigurisht mbetet lider i Bundesligës pasi aktualisht ka 28 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund dhe gjashtë më shumë se Freiburg.

Falë fitores ndaj Bayernit, Augsburg tashmë ka dalë nga zona e nxehtë dhe zë vendin e 15-të me 12 pikë të grumbulluara.

Rezultati dhe golashënuesit:

Augsburg - Bayern 2: 1 (Pedersen 23', Hahn 36' - Lewandowski 38')

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco