Juventus dhe Real Madrid në garë për talentin Julian Alvarez

Juventus dhe Real Madrid në garë për talentin Julian Alvarez

20:48, 19/11/2021

Sulmuesi i River Plate, Julian Alvarez, ka tërhequr shumë vëmendje nga klubet e mëdha evropiane kohët e fundit, me Real Madridin dhe Juventusin, që janë në garë për të blerë argjentinasin.

21-vjeçari ka të ngjarë të jetë lojtar i ardhshëm argjentinas që mund të zbarkojë në futbollin evropian, ndërsa River Plate po insiston që ai të  rinovojë kontratën.

Klubi argjentinas ka biseduar me agjentin e lojtarit, Fernando Hidalgo. Alvarez do ta nënshkruajë kontratën e re nëse “Los Millonarios” bie dakord ta shesë nëse një ofertë prej 20 milionë eurosh arrin në afatin kalimtar të ardhshëm.

River nuk dëshiron ta shesë Alvarezin, por sulmuesi beson se një lëvizje në Evropë do t’i rriste gjasat e tij që të launte në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Juventus dhe Real Madrid janë skuadrat më të interesuara për Alvarezin, megjithëse Fiorentina , AC Milan dhe Bayer Leverkusen gjithashtu kanë mbajtur shprehur interesim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco