Zyrtare/ Kontakt me një të infektuar me Covid, Kimmich sërish në karantinë

Zyrtare/ Kontakt me një të infektuar me Covid, Kimmich sërish në karantinë

19:51, 19/11/2021

Tani është zyrtare: Joshua Kimmich është kthyer sërish në karantinë. Lojtari i Bayern Munichut ka pasur kontakt të ngushtë me një person që është infektuar me koronavirus; duke qenë se nuk është vaksinuar, ai duhet të qëndrojë në izolim për shtatë ditë.

Si masë paraprake, futbollisti gjerman kishte anashkaluar stërvitjen e mëngjesit të djeshëm në pritje të rezultateve të testit PCR. Sot, ka mbërritur konfirmimi i pozitivitetit të mikut të lojtarit, që do ta detyrojë lojtarin 26-vjeçar të mos luaj në ndeshjet kundër Augsburg  (sonte) dhe Dinamo Kiev (e martë).

Gjermania është goditur nga një valë e re dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se ishte shumë i shqetësuar, duke shkuar aq larg sa të fliste për një "emergjencë kombëtare".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco