Atletico Madridi fiton në apel, Greizmann do të luajë ndaj Milanit

Atletico Madridi fiton në apel, Greizmann do të luajë ndaj Milanit

19:08, 19/11/2021

Atletico Madrid fitoi apelimin kundër dënimit me dy ndeshje të Antoine Griezmann, kështu që francezi do të jetë në dispozicion kundër Milanit javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Griezmann humbi ndeshjen e Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në “Anfield Road” dy javë më parë, pasi kishte marr karton të kuqtë në ndeshjen e ndaj anglezëve në “Wanda Metropolitano”.

Atletico Madrid kishte shpresuar se do të ishte pezullim me vetëm një ndeshje, pasi ai nuk e kishte parë Firminon që ishte afër kur ngriti këmbën lart për të arritur topin.

UEFA vendosi një dënim me dy ndeshje, kështu që Griezmann supozohej të humbiste edhe ndeshjen kundër Milanit.

Megjithatë, Colchoneros kanë fituar apelin kundër dënimit të sulmuesit të tyre, kështu që ish-ylli i Barcelonës do të jetë i disponueshëm kur Milani në “Wanda Metropolitano” të mërkurën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco