'Dhimbje koke' për Allegrin, Juventus me mungesa të rëndësishme ndaj Lazios

'Dhimbje koke' për Allegrin, Juventus me mungesa të rëndësishme ndaj Lazios

19:04, 19/11/2021

Teksa po afron një përballje spektakolare në Itali mes Lazios dhe Juventusit në Romë, në kuadër të javës së 13-të të Serisë A, bardhezinjëve u duhet të bëjnë pa një lojtar të rëndësishëm si Paulo Dybala. Futbollisti argjentinas u kthye nga kombëtarja me një problem në pulpë që e detyroi të mos luante kundër bardhekaltërve.

Në sfidën kundër Lazios, Juventus nuk do të ketë në dispozicion as kapitenin Giorgio Chiellini. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, Massimiliano Allegri nuk do të llogarisë shërbimet e Aaron Ramsey, Mattia De Scigliio dhe Federico Bernardeschi. Moise Kean dhe Rodrigo Betancur janë pjesë e grupit të thirrur për këtë fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco