Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Xavi flet për kthimin e Dani Alves tek Barcelona: Lojtar spektakolar, një ndër më të mirët që kam parë

Xavi flet për kthimin e Dani Alves tek Barcelona: Lojtar spektakolar, një ndër më të mirët që kam parë

18:37, 19/11/2021

Gjatë konferencës për shtyp në ndeshjen ku do të debutojë si trajner, Xavi Hernandez ka folur edhe për blerjen më të re të Barcelonës, Dani Alves. Ai tha se mbrojtësi brazilian është një nga lojtarët më të mirë që ka parë në karrierën e tij.

“Presidenti më tha për mundësinë e afrimit të Alvesit. E mendova atë gjë dhe më pas pranova. Dani do të japë gjithçka, do të sjellë karakter, shpirt dhe mentalitet fitues.

E kemi parë të luajë në ndeshjet e fundit, është shumë mirë fizikisht dhe jam i bindur se është një lojtar spektakolar. Është ndër më të mirët që kam parë në karrierën time”, tha ndër të tjera Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco