Arteta vlerëson Jurgen Klopp: E ka çuar Liverpoolin në nivelin më të lartë në histori

Arteta vlerëson Jurgen Klopp: E ka çuar Liverpoolin në nivelin më të lartë në histori

17:22, 19/11/2021

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Liverpool, ku përveç ndeshjes, foli edhe për trajnerin e “të kuqeve”, Jurgen Klopp, për të cilin shprehu vlerësimet maksimale.

“Është e vështirë të gjykosh vetëm këtë sezon për shkak të asaj që ata kanë bërë vitet e fundit. Mendoj se Klopp dhe stafi i tij kanë arritur ta sjellin klubin në nivelin më të lartë në historinë e tyre.

Megjithatë, për ta mbajtur në atë nivel, është gjëja më e vështirë për t’u bërë. Mendoj se kohezioni dhe energjia që ata kanë krijuar është diçka e veçantë. Klopp e ka bërë këtë edhe në klube të tjera ku ka qenë. Është një talent që ka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco