Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Benzema: Shpresoj të fitoj ‘Topin e Artë’

Benzema: Shpresoj të fitoj ‘Topin e Artë’

21:00, 18/11/2021

Karim Benzema sipas bashkatdhetarëve të tij ,Thierry Henry dhe Zinedine Zidane duhet t'i jepet çmimi prestigjioz i Topit të Artë që i jepet futbollistit më të mirë për një vit kalendarik.

Francezi ishte golashënuesi i dytë më i mirë i La Ligës sezonin e kaluar pasi shënoi 30 gola duke barazuar kështu rezultatin më të mirë të karrierës së tij

"Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresoj ta arrij. Jam i lumtur që jam në garë. Jam i lumtur dhe shpresoj që gjërat të vazhdojnë të zhvillohen kështu," tha Benzema.

Kujtojmë, vitin e kaluar Topi i Artë nuk u nda për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa në vitin 2019 çmimi shkoi për Lionel Messin.

Më parë, Topin e Artë e kishte fituar kroati Luka Modric, i cili ndërpreu serinë dhjetëvjeçare në të cilën çmimin e fituan ose Messi ose Cristiano Ronaldo.

Fituesi i Topit të Artë i këtij viti do të shpallet më 29 nëntor dhe një nga favoritët është sulmuesi i Bajernit, Robert Leëandoëski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco